Xhaka: Me italianët e kryem, tani radhën e kanë spanjollët
Paradoks | 09:05 - 19.04.2019

Arsenali është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Londinezët kanë eliminuar në çerekfinale skuadrën e Napolit me rezultat të përgjithshëm 3-0 (1-0).
Pas takimit ka reaguar përmes rrjeteve edhe mesfushori shqiptar i Gunners, Granit Xhaka, i cili ka pohuar se udhëtimi i tyre në garat evropiane vazhdon.
“Puna me italianët është kryer. Dhe udhëtimi vazhdon. Ndalesa tjetër është Valencia. Spanjë”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.
Etiketa: Arsenal • Europa League • Granit Xhaka