Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka parashikuar se në të ardhmen Lista Serbe mund të largohet nga Qeveria e Kosovës për shkak të ushtrisë.
Ai ka deklaruar se pas këtij skenari LDK mund të bëhet pjesë e Qeverisë. Madje, Vuçiq ka thënë se në krye të LDK-së shpejt mund të emërohet Vjosa Osmani ose Lutfi Haziri.
Mirëpo, Bajram Gecaj, ish zv.ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal si dhe njëkohësisht anëtar i LDK-së, ka thënë se e ka siguruar Vuçiqin dhe bashkëmendimtarët e tij në Kosovë se LDK-ja nuk do t’i bashkëngjitet asnjëherë kësaj qeverie.
Tags: Aleksandar Vuçiç, Kosovë, LDK, Qeveria, Ramush Haradinaj