09:54 pm - Wednesday 11 December 2019

An error has occurred with the ICIT Weather Widget, if the issue persists through refreshing please contact the site administrator.

Vizita e Vuçiqit në Kosovë ishte menduar të jetë “Gazimestani 2”

Paradoks | 10:26 - 08.09.2018

Mitrovicë – Në veri të Kosovës janë kryer të gjitha përgatitjet për pritjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili vjen sot në një vizitë dyditore në Kosovë.

Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve, nëpër të cilat do ta kalojë Vuçiqi, kurse veriu i Mitrovicës është dekoruar si asnjëherë më parë me flamuj serbë dhe foto të Presidentit të Serbisë, në të cilat shkruan: “Mirë se vjen, president”.

Janë përmbyllur edhe listat e atyre që do të shkojnë në tubimin e Vuçiqit, kurse qytetarët serbë janë urdhëruar që të grumbullohen në Mitrovicë, edhe në qoftë se Vuçiq në momentet e fundit do ta anulojë vizitën.

Politikani serb Marko Jakshiq i Lëvizjes së serbëve të Kosovës “Atdheu”, thotë për gazetën serbe “Danas” se pas fërkimeve të fundit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është mjaft e qartë se nuk do të ketë asgjë nga “Gazimestani 2” dhe vizita e paralajmëruar e pompozitet e Vuçiqit.

“Është i pakuptimtë krahasimi me Gazimestanin, sepse Gazimestani i Millosheviqit duhej ta kthente Kosovën në Serbi, kurse ky i Vuçiqit [‘Gazimestani 2’] Kosovën të çon drejt në Shqipëri. Unë besoj se presidenti, do të vijë në Kosovë në marrëveshje me Brukselin, por që vizita do të shkurtohet. Ai nuk do të vizitojë të gjitha ato pjesë të Kosovës që ai ka planifikuar, kështu që nuk do të ketë asgjë nga shkëlqimi i planifikuar. Unë nuk pres një fjalim historik siç e ka paralajmëruar, por ai do të përsëris tregimin nga i ciki askush nuk do ta ketë më mirë”, thotë Jakshiq, përcjell Telegrafi


Etiketa: