09:20 pm - Thursday 25 February 2021
9°C
Tiranë

Vatrat shqiptare

Paradoks | 23:07 - 17.08.2017

Autor: Egzon AVDULLAHI

Ditëve tona jemi duke jetuar në një botë ku kombet kanë tejkaluar normat vetjake të të ekzistuarit dhe piedestalin pandehin ta arrijnë duke i glorifikuar të mirat e vlerave kombëtare të popujve tjerë me qëllim të pasurimit të virtytit vetanak. Në këtë garë duhet konfiguruar së bashku me të ngjashmit për tu njësuar në forcë.

Përmes azhurimesh të abstrakteve të traditës së të tjerëve duhet konkretizuar për vete, kështu duke i kuptuar të tjerët më shumë se ata veten i duhet shtuar vetes vlera të huaja në t`i përvetësuar për vete kundrejt rrezikut eventual për tu konkretizuar dikur këto abstraksione nga vetë pronarët.

Refleksion i kësaj duhet siguruar ndaj të tjerëve kështu sa më shumë që të tjerët të mundohet të na njohin kuptohet kjo paralelisht me dobësitë tona – duhet ndryshuar nuanca duke i shtuar vetes ato përmes asaj të aftësimit në t`i gjurmuar tjerët më shumë se ata veten.
Ëndrrat e kombeve njësohen në tërësi mirëpo kur kllapia ditën përfundon nuk mbet nga mbrëmja asgjë dhe mashtrimi i mbrëmjes me ëndrra ditën duhet gjetur vend me punë.
Që ta ndrijë të ardhmen një komb duhet sjellë vullnetin për disiplinë dhe normat për vlera. Duke e pasur parasysh natyrshmërinë për sundim dhe jo skllavëri në tokë duhet qenë prijës i së mirës për të mirë dhe të keqes për të mirë.

Me ngritjen e vlerave të një kombi ndër të tjerash sosh ngrit edhe kapacitetet e të tjerave për vazhdim mbijetese ngase kjo kalon nga bashkëjetesa reciproke. Kombet në të zhvilluar strategji filantropie ndaj tjerave ngrisin kapacitete udhëheqëse mbi to duke i ndjellur të prodhojnë.
Për të qenë të suksesshëm duhet përkrahur në qëllim një prijës që të arrihet negociim për tolerancë jo për vete por për qëllimin e përbashkët drejt idealit. Nuk ka komb të sukseshëm që nuk gjen inspirim në vlera shpirtërore dhe nuk ka punë shpirtërore që nuk mishërohet nga virtyti kombëtar. Dëshmorët janë dëshmi e mundit të një kombi për të mirën e të gjithëve së bashku. Lufta për territore kur bëhet fjalë për mbrojtjen e asaj që u përket është krizë për vetëdijësimin e të tjerëve se u mjafton ajo që u përket.

Duhet formuar një shoqëri me vetëdije strategjike për vlerat e kombit në t`i përvetësuar normat e punës së prijësve të sotshëm me qëllimin për t`i realizuar idealet në t`i zënë fronin atyre që të mirat e përfituara nga metodologjitë e një rendi konkret të jemi ekzekutues në t`i shpjerë së zbatuari ato për të mirën globale, pra nga vlerat shpirtërore në të vendosur norma morali kundër oportunizmit. Themelimi i një shoqërie me një prijës të punëve tua që do dalin nga analiza strategjike me përkrahje dhe shërbime nga pjesa që ngec në të konkretizuar atë në realitet për përfitime e t`i zhvilluar dhe përfeksionuar ato për qëllime tjera.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e paradoks.info.


Etiketa: