09:30 pm - Wednesday 11 December 2019

An error has occurred with the ICIT Weather Widget, if the issue persists through refreshing please contact the site administrator.

Turpi i radhës, vidhen gëzhojat e plumbave të portretit simbolik të Adem Jasharit

Paradoks | 08:12 - 23.04.2018

Për nderë të 20-vjetorit të rënies së heroit legjendar Adem Jashari, në kullën e Jasharëve në Prekaz dhe Epopesë së UÇK-së, Besart Gashi, kishte vendosur që të formojë një mozaik prej 200.000 gëzhoja plumbash portretin e Adem Jasharit.

Por ky mozaik me portret të Adem Jasharit nuk është si në fillim.

Gëzhojat me të cilat ishte ndërtuar ky mozaik dikush i ka vjedhur.

Reperi i mirënjohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG ka publikuar disa fotografi të portretit të heroit kombëtar, Adem Jashari.

Plumbat e këtij portreti dikush i ka vjedhur, e kjo e ka zemëruar tejmase Gold AG-n.

Ai ka publikuar fotografitë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, me mbishkrimin ” BAC .. në kohën e luftës nuk t’i kanë pru plumbat e tash në liri po ti vjedhin !!!”.


Etiketa: