10:30 pm - Monday 23 November 2020
0°C
Tiranë

Tottenhami kërkon 50 milionë për Rose

Paradoks | 08:53 - 11.08.2017

Tottenham Hotspur ia ka caktuar çmimin mbrojtësit anglez, Danny Rose.

Mbrojtësi i majtë anglez është duke u kërkuar me ngulm këtë afat kalimtar, teksa edhe vet ka shprehur dëshirë të largohet nga White Hart Lane.

Skuadrat më të interesuara për shërbimet e Rose janë pikërisht dy rivalë të Spursave në kampionat, Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Sipas The Sun, Tottenhami ua ka bërë të qartë se kërkon të paktën 50 milionë funte për mbrojtësin e ri anglez.

Kujtojmë se Rose ishte njëri nga tre të ‘rebeluarit’ që kërkuan largimin, ku Kyle Walker u transferua te Manchester City, ndërsa Rose dhe Eric Dier ende janë tek Tottenham.


Etiketa: