Thaçi: Vuçiq i mirëseardhur në Prishtinë – edhe unë do vizitoja Beogradin
Paradoks | 20:38 - 25.11.2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në një intervistë për median serbe Remarker, se homologu i tij serb Aleksander Vuçiq, është i mirëseardhur që ta vizitojë kur të dojë Kosovën, njofton Klan Kosova.
Thaçi, në këtë intervistë që do të transmetohet e plotë të mërkurën, pohon se edhe ai vet do të shkonte për vizitë në Beograd nëse do t’i vinte ftesa.
“Vuçiq është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë ndërsa mua më mungon ftesa nga Vuçiq për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitojë”, thotë Thaçi.
“Nëse takohemi me njëri – tjetrin në të gjitha kryeqytetet e botës përse të mos takohemi me edhe në kryeqytetet tona në Prishtinë, apo Beograd”.
Etiketa: Hashim Thaçi • Presidenti i Kosovës