03:20 pm - Saturday 15 May 2021
16°C
Tiranë

Të dielën nis numërimi i votave me kusht dhe me postë

Paradoks | 19:16 - 25.11.2017

Nesër në orën 10:00 paradite, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe tri vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.

Më pas nis numërimi i votave me kusht; i votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

“Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojmë me numërimin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit. Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat”, kanë thënë nga KQZ.


Etiketa: