Skuadra nga kryeqyteti italian Roma ka marrë fitore pas gjashtë ndeshkeve pa shijuar tri pikët.
Roma mposhti në udhëtim Veronën me rezultat minimal 0-1 falë një goli bga Cengiz Under.
Mesfushori i Romës, Kevin Strootman tha se ishte fitore e vështirë ndaj skuadrës së rikthyer në Serie A.
Ishte ndeshje e vështirë, në gjysmën e parë mund ta mbyllnim ndeshjen por sërish nuk e bëmë pasi shpërdoruam shumë raste”.
“Edhe me Sampdorian kemi pasur raste të shumta që nuk i shfrytëzuam. Rasti që humba në fund ishte e pabesueshme por me rëndësi janë tri pikët”, deklaroi mesfushori holandez.
Tags: Kevin Strootman, Liga e Kampionëve, Roma, Serie A