Sot 37 vjet nga demonstrata studentore e 1981
Paradoks | 12:38 - 11.03.2018

Prishtinë – Sot shënohet 37 vjetori i demonstratës studentore, protestë kjo e para që ishte shtypur me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.
Më 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981, transmeton Klan Kosova.
Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.
Etiketa: Demonstratat e 1981 • Kosovë