03:49 am - Tuesday 24 November 2020
1°C
Tiranë

Sipas Vuçiqit, zgjidhja për Kosovën do të jetë e dhimbshme për serbët

Paradoks | 08:36 - 17.04.2018

Beograd – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se nuk është i sigurt se në fund të prillit do të dalë me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por tha se ajo nuk mund të garantojë është se do të punojë shumë që të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e landit gjerman të Baden-Württemberg, Vinfred Kreckman, tha se zgjidhja për Kosovën “nuk do të jetë pa dhimbje për serbët”.

“Me çfarëdo propozimi që do të dalim, ai do të pritet në thikë, si në fqinjësi, në Evropë dhe në botë, po ashtu edhe në Serbi”, tha Vuçiq, raporton “Beta”.

Presidenti i Serbisë disa herë ka paralajmëruar se propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ta prezantojë në fund të prillit, për çka edhe në tetor të vitit të kaluar e filloi një dialog të brendshëm.


Etiketa: