01:42 pm - Saturday 15 May 2021
15°C
Tiranë

Simeone: Nuk ka luftë për titull

Paradoks | 13:15 - 05.02.2018

Trajneri i Atletico Madridit, Diegoi Simeone, ka hedhur poshtë fjalët për një luftë për titull pas fitores së skuadrës së tij të dielën mbrëma ndaj Valencias.

Los Rojiblancos kanë mbyllur hapësirën me Barcelonën në nëntë pikë pasi katalanasit ishin ndalur në një barazim 1-1 ndaj Espanyolit më herët gjatë ditës.

“Ne jemi larg prej asaj, jemi duke u rritur si ekip”.

“Unë do të largohem nga stadiumi duke menduar për lojtarët e mi dhe jo për ndonjë gjë tjetër”.

“Nuk ka luftë për titull”, theksoi Simeone.

Trajneri i Atleticos kritikoi performancën e gjyqtarëve në takimin ndaj Valencias.

Atletico mbetet me fokus të plotë në kampionat pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, transmeton Telegrafi.


Etiketa: