01:23 pm - Monday 01 March 2021
10°C
Tiranë

Si u përkulën shqiptarët e krahut të luftës para derrkucëve serb të Vuçiçit!

Paradoks | 15:54 - 07.09.2017

Prishtinë – Gjithçka filloi pas disa orë negociatash është arritur marrëveshja në mes koalicionit PAN-AKR me Listën Serbe, sipas së cilës AKR ka hequr dorë nga drejtimi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila do t’i takojë Listës Serbe.

Burime të Telegrafit brenda takimit të drejtuesve të katër partive kryesore të koalicionit PAN-AKR, kanë arritur marrëveshje me Listën Serbe, e cila ka insistuar që të marrë Ministrinë e Bujqësisë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 52 kundër dhe asnjë abstenime e zgjodhën Kadri Veselin, kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ky është mandati i dytë i Veselit si kryetar i legjislativit.

Deputetët po ashtu zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit. Nënkryetarë u zgjodhën: Xhavit Haliti nga PDK-ja, Aida Dërguti nga Vetëvendosje, Kujtim Shala nga LDK-Alternativa.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas një pauze 15 minutëshe arritën që të zgjedhin edhe nënkryetarët nga radhët e minoriteteve.

Nënkryetarët nga radhët e minoriteteve u zgjodhën Slavko Simiq nga Lista serbe dhe Mufera Shinik.

Ndërkohë Lista Serbe do të marrë vendimin e saj për hyrje në Qeverinë e Kosovës pas konsultimeve me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, ndërsa nuk ka dashur të bëjë të ditur nëse do të mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Kështu ka thënë deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pas seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai me këtë rast tha se Lista Serbe do të vazhdojë të angazhohet për përmirësimin e pozitës së pakicës serbe në Kosovë.


Etiketa: