08:12 am - Thursday 29 October 2020
8°C
Tiranë

Si të silleni me fëmijën nëse ju godet?!

Paradoks | 08:51 - 07.09.2020

Ndonjëherë ndodh që fëmija hidhërimin e tij ta shpreh edhe me anë të dhunës ndaj prindërve të tyre. Këtë veprim të tij për ta menaxhuar shpesh është e vështirë dhe sfidë për prindërit. Ja çfarë sygjerojnë psikologët.

Një gjë që nuk duhet ta bëni është të shfaqni dobësi para tij si përshembull duke i thënë se po më lëndon apo ndjej dhimbje. Duhet të keni kontroll mbi vete, ndonëse ndjeni dhimbje të mos shfaqni para fëmijës.

Mënyra më e duhur është të mos shfaqni reagim fare ndaj këtij veprimi.
Ti themi me qetësi “Nuk bën të më godasësh” pa treguar hidhërim apo dhunë ndaj tij. Nëse akoma vazhdon tju godas duhet të mundoheni ta shmangemi këtë veprim. Përshembull: nëse jeni ulur të ngriheni në këmbë, nëse është afër nesh të bëni një hap larg tij.
Pra siç e cekëm, mënyra më e mirë është të tregojmë ftohësi dhe mosreagim ndaj këtij veprim dhe fëmija duke e parë që nuk po përfiton asgjë, do të ndalet.