02:15 pm - Saturday 15 May 2021
16°C
Tiranë

Shqipëria heq vizat për shtetasit rusë gjatë sezonit turistik

Paradoks | 14:17 - 04.06.2017

Tiranë – Në prag të hapjes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga Rusia, për periudhën 31 maj – 15 nëntor.

Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë.

Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor


Etiketa: