09:37 pm - Wednesday 11 December 2019

An error has occurred with the ICIT Weather Widget, if the issue persists through refreshing please contact the site administrator.

Serbia s’po lejon renovimin e shkollës shqipe në Bujanoc edhe pse janë ndarë mjetet

Paradoks | 17:27 - 06.05.2018



Prishtine – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se Serbia po pengon renovimin e shkollës fillore në fshatin Somolicë të komunës së Bujanocit.

Tahiri i cili ishte iniciator i renovimit të kësaj shkolle pas vizitës që kishte bërë shtatë muaj më parë në këtë komunë ka thënë se edhe pse janë ndare mjetet dhe çdo gjë është përgatitur, përsëri shteti serb nuk ka lejuar transformimin e mjeteve financiare të sipërmendura në komunën e Bujanocit.

Sipas tij ky qëndrim bllokues i shtetit serb tregon për politiken zyrtare diskriminuese që Beogradi ndjek në vazhdimësi në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Tahiri ka shtuar poashtu se të gjitha këto tregojnë se shqiptarët e Luginës janë komuniteti kombëtar më i diskriminuar në Evropë.


Etiketa: