11:00 pm - Sunday 01 August 2021
27°C
Tiranë

Së shpejti do dalin para gjyqit luftëtarët e rrejshëm të UÇK-së

Paradoks | 18:41 - 11.11.2017

Prishtinë – Prokuroria e Shtetit ka avancuar me hetimet për t’i zbuluar veteranët mashtrues të UÇK-së.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Prokuroria ka marrë të gjitha dosjet e veteranëve dhe denoncimet publike nga Komisioni i Veteranëve.

Për këto hetime s’ka folur askush. Megjithëkëtë, rezultatet e para pritet të dalin shpejt. Gjetjet kryesore të hetimeve çojnë në zbulimin se ish-udhëheqësit kryesorë qëndrojnë prapa falsifikimit të listave.

Burimet kanë treguar prokurorët kanë zbuluar fakte se disa prej veteranëve të rrejshëm të UÇK-së kurrë nuk kanë qenë në luftë, por, gjatë viteve 1995-2000 kanë qenë nëpër vende të ndryshme të BE-së, si punëtorë. Kanë zbuluar se një pjesë e veteranëve mashtrues janë njerëz të afërt me komandantët e UÇK-së në të gjitha rajonet.

Pasluftës është raportuar se numri i veteranëve nuk ka shkuar në 20 mijë, ndërsa, kur janë regjistruar kanë dalë më shumë 40 mijë. Kushdo që ka përfituar statusin e veteranit merr një pagë mujore prej 150 eurosh.


Etiketa: