11:57 am - Tuesday 24 November 2020
6°C
Tiranë

Real Madrid fiton titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve

Paradoks | 14:04 - 04.06.2017

Futbollistët e Real Madridit janë fituesit e Ligës së Kampionëve për sezonin 2016/2017, raporton AA.

Në përballjen e sotme në Cardif, Real Madridi fitoi ndaj Juventusit me rezultat 4:1, dhe në këtë mënyrë u bë klubi i parë që arrin të mbrojë titullin e fituesit të Ligës së Kampionëve që kur luhet në këtë format nga viti 1992. Ekipi i stadiumit të “Santiango Bernabe” fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve në Kontinentin e Vjetër.

Ndonëse Juventusi më mirë e hapi ndeshjen, pas 10 minutave Reali vendosi iniciativë në fushë. Dani Carvajal gjuajti një top drejt Cristiano Ronaldo, ku portugezi me goditje në të parën solli madrilienët në avantazh me 1:0.

Megjithatë Juventusi u kthye në lojë vetëm tetë minuta më vonë edhe atë në mënyrë fenomenale. Mario Manxhukiq me një gërshërë arriti të shënoj eurogol për barazim me 1:1.

Deri në fund të pjesës së parë u zhvillua një lojë e hapur me një ritëm të lartë.

Në pjesën e dytë Reali ishte më konkret dhe në ofensivë dhe në minutën e 61-të Casemiro një gjuajte të fuqishme arriti të mposhtë portierin e Juventusit Gianluigija Buffona, duke regjistruar rezultatin 2:1.

Tre minuta më vonë Luka Modriç interceptoi aksionin e “zonjës së vjetër”, më pas asistoi për Ronaldon për rezultatin 3:1.

Rezultatin përfundimtar 4:1 e vendosi “rezervisti” Marco Asensio.


Etiketa: