11:08 pm - Sunday 01 August 2021
27°C
Tiranë

Rashica: Po rritemi gjithnjë e më tepër

Paradoks | 23:47 - 06.10.2017

Kosova nuk ka mundur të marrë pikë në xhiron e parafundit të kualifikueseve të botërorit “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja jonë pësoi humbje para shikuesve të vetë kundër Ukrainës me rezultat 2-0.

Pas takimit ka folur mesfushori, Milot Rashica, i cili ka pohuar se loja e përfaqësueses sonë po rritet.

“Çdo ndeshje po shihet se po zhvillojë lojë. U pa edhe sot që pësuam nga pakujdesia jonë. Patëm edhe ne rastet tona. Nuk e di nëse ka ndonjë kombëtare e pafat si Kosova”, tha Rashica.

Ky i fundit fajësoi edhe numrin e vogël të miqësoreve të zhvilluara dhe koha e shkurtër e tubimit me bashkëlojtarët.

“Po besoj që pika kryesore është mos zhvillimi i miqësoreve dhe koha e shkurtër e tubimit tonë. Besoj që shumë shpejt do të vijnë rezultatet e mira dhe do t’iu bëjmë krenar”, tha mesfushori i Vitesses.

“Edhe fusha ndikoj në lojën tonë dhe sërish do të theksojë se në ditët e ardhshme do të kemi rezultate të mira”, tha në përfundim Rashica.

Ndryshe, Kosova në xhiron e fundit do të takohet me Islandën ndërsa ukrainasit si vendas do ta presin Kroacinë.


Etiketa: