10:26 pm - Monday 23 November 2020
0°C
Tiranë

PSG ofron edhe Pastoren në ofertën për Oblak

Paradoks | 09:01 - 11.08.2017

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ishte në Madrid të enjten duke shkaktuar spekulime për një lëvizje për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak.

Portieri slloven, Oblak ka qenë i lidhur me një lëvizje prej 100 milionë eurove te PSG këtë javë.

Sipas gazetës spanjolle AS, së bashku me Al-Khelaifin, agjenti Marcelo Simonian ishte gjithashtu në qytet. Midis klientëve të Simonian është mesfushori i PSG-së, Javier Pastore.

Mendohet se mesfushori me tipare sulmuese argjentinas do të përfshihet në ofertën e gjigantit francez për Oblak.

Megjithatë, natën e kaluar u raportua se Al-Khelaifi nuk kishte kontakt me zyrtarët e Atleticos gjatë ditës.


Etiketa: