09:42 pm - Monday 23 November 2020
0°C
Tiranë

Përvjetori i parë i tentativës për grusht shteti në Turqi, çfarë ndodhi natën e 15 korrikut

Paradoks | 14:40 - 14.07.2017

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç duke theksuar se “Përballë nesh qëndron një organizatë terroriste tinëzare e cila po përpiqet që të përfitojë dominim ekonomik dhe politik në nivel global”, thotë se 15 korriku jo vetëm për popullin turk, por për gjitha shtetet demokratike duhet të pranohet si një fitore e demokracisë.

Me rastin e një vjetorit të tentativës së pasuksesshme për grusht shteti në Turqi të realizuar nga organizata terroriste FETO, ambasadorja turke Kılıç në një intervistë për Anadolu Agency tha se 15 korriku është një ditë ku përkujtohen dëshmorët, si dhe përjetohet gëzimi i fitores së demokracisë.

“Ne nuk kemi përjetuar një brutalitetit të tillë kurrë në historinë tonë”

Duke rikujtuar se gjatë kësaj nate humbën jetën 250 persona dhe më shumë se 2 mijë të tjerë u plagosën, ajo thotë se ky është sulmi më i përgjakur dhe më i pabesë në historinë e Republikës së Turqisë.

Kılıç tregon se po atë natë ndodhej edhe vetë në Ankara dhe që në fillim të gjithë ishin të shokuar duke mos kuptuar se çfarë ndodhte. “Në atë natë ata të cilit i njihnim si ushtarët tanë, por që kuptuam se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO, duke mos bërë asnjë dallim gjuajtën me armë me aeroplanët, me helikopterët të cilët janë pronë e popullit dhe të shtetit, dëbuan popullin me tanke, Parlamenti i Madh Popullor u bombardua për herë të parë, u bë tentativë për vrasjen e presidentit tonë”, tha Kiliç.

Duke shprehur se “Ne nuk kemi përjetuar një brutalitetit të tillë kurrë në historinë tonë”, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë tha se ajo natë e errët u lidh me mëngjesin e ndritshëm me thirrjen e popullit nga presidenti Erdoğan për të dalë nëpër rrugë, dhe me përgjigjen e popullit për këtë ftesë duke u bërë një zemër dhe duke dalë nëpër rrugë e përpara tankeve.

“Përballë nesh qëndron një organizatë terroriste tinëzare e cila po përpiqet që të përfitojë dominim ekonomik dhe politik në nivel global”

Duke shprehur se përpjekja e Republikës së Turqisë kundër organizatës terroriste FETO dhe kundër “atij personi i cili po jeton në Pensilvani dhe po e konsideron veten si imami i universit” fillon para 15 korrikut, Kılıç thotë se “Përpjekjet tona kundër kësaj organizate të devijuar i ka shtyrë ata për një tentativë të tillë të pabesë për grusht shtet”.

Duke vënë në dukje se 15 Korriku nuk duhet të shihet vetëm si një tentativë për gusht shteti, Kılıç thotë se “Kjo përtej një tentative ushtarake ka qenë një projekt, një sulm dhe një përpjekje. Kjo ishte një kërkesë për ta shkatërruar Turqinë nga themelet e saj dhe eliminimin e saj me të gjitha vlerat, dhe vendosjen e sundimit të tyre dhe ideologjive të tyre të devijuar në kuadër të ashtuquajturve thënieve fetare, ku ne nuk i dimë thëniet e tilla”.

Ajo po ashtu theksoi se “Përballë nesh qëndron një organizatë terroriste tinëzare e cila po përpiqet që të përfitojë dominim ekonomik dhe politik në nivel global”, duke shtuar se kjo nuk duhet parë si një projekt i kufizuar vetëm me Turqinë.

Duke vënë në dukje se 15 korriku nuk duhet parë si fitore vetëm për popullin turk por si fitore e demokracisë për të gjitha shtetet demokratike, Kılıç tha se “Po të ishte e suksesshme kjo organizatë e pabesë dhe anëtarët e saj si dhe lideri i saj, atëherë sot jo vetëm Turqia por edhe kjo rrethinë dhe gjeografi do të përballej me një jostabilitet të madh dhe mund të përballej me një gjendje shumë më ndryshe. Në këtë aspekt lufta jonë është një përpjekje për të gjithë shtetet dhe popujt demokratik.”

“Shkollat e FETO-s po përdoren si qendra për larjen e trurit dhe përfitimin e anëtarëve në organizatë”

Duke vënë në dukje se kjo organizatë po përpiqet që të jetë aktive në rreth 170 shtete të botës me organizata humanitare, fondacione, shoqata, rrethe të punës, institucione mediale, kompani dhe banka, Kılıç thekson se këto institucione duhet të shihen si instrumente të cilat bëjnë propagandën e kësaj organizate terroriste dhe që përgatisin militantë në këtë organizatë.

Në këtë aspekt duke theksuar se edhe nga shtetet mike, përfshirë edhe Kosovën pret hapa konkrete në luftën kundër FETO-s, Kılıç thotë se “Ne e presim këtë, por nuk e duam këtë vetëm për veten. Ne këtë e duam edhe për stabilitetin dhe të ardhmen e shteteve fqinje dhe mike sepse me ato që i përjetuam më 15 korrik pamë se sa e rrezikshme mund të jetë kjo organizatë, se sa syzezë mund të jetë dhe se nuk do të ngurrojë as vetëm një minutë për t’i bërë të njëjta gjëra edhe në vendet tjera”.

Duke vënë në dukje se kjo organizatë po vepron në Kosovë në sektorë të ndryshëm duke filluar nga institucionet e arsimit, Kılıç tha se familjet të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla duhet të dinë se këto shkolla janë shumë të rrezikshme në aspektin e përdorimit si qendra e larjes së trurit dhe përfitimit të anëtarëve në organizatë.

Duke shprehur se “Një Turqi e fortë në rajon do të mund ta zgjasë dorën e miqësisë për miqtë e saj në mënyrë më të fuqishme”, Kılıç thekson se shtetet mike si Kosova “nuk duam t’i shohim që janë bërë instrument i aspiratave të organizatës terroriste të pabesë dhe nuk duam që të jenë në kuadër të atyre aspiratave ose të shohim që disa aktivitete me qëllim të keq të organizohen nga këto vende”.

“Kemi shuar trupin kryesor të organizatës në Turqi”

Ambasadorja turke në Prishtinë po ashtu thekson se gjatë një viti në luftë me FETO-n kanë arritur të tejkalojnë një rrugë të rëndësishëm dhe se “Kanë shuar trupin kryesor dhe kurrizin e kësaj organizate në Turqi”.

Së fundi Kılıç bën të ditur se të gjitha masat e marra ndaj kësaj organizate gjatë këtij një viti janë në bashkëpunim dhe dialog me organizatat ndërkombëtare duke filluar nga Këshilli Evropian, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe OSBE, dhe se ato po bëhen në kuadër të respektit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave dhe lirive themelore të njerëzve.


Etiketa: