10:45 pm - Wednesday 11 December 2019
8°C
Tiranë

PDK, VV dhe LS në garë për zgjedhjet në veri

Paradoks | 08:59 - 19.04.2019

PRISHTINË – Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 19 majit në katër komunat veriore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbrëmë se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre.

Numri i votuesve në këto katër komuna është 58 mijë e 520 ose 1 mijë e 507 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017, njofton KK.


Etiketa: