09:39 pm - Wednesday 11 December 2019

An error has occurred with the ICIT Weather Widget, if the issue persists through refreshing please contact the site administrator.

Pasiguria vazhdon në veri të vendit, digjet një veturë

Paradoks | 08:29 - 23.04.2018

Mitrovicë – Një veturë e markës Shkoda, me ngjyrë të bardhë dhe me targa të Beogradit është djegur gjatë natës në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve të KosovaPressit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi”, ndërsa pronar i automjetit i njohur me nofkën ‘Gudo”, është një punëtor i burgut në veri.

Ai është integruar në institucionet e Kosovës, si dhe kjo është hera e dytë që personit të njëjtë po i digjet vetura.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet por pasigurua ende mbretëron në veri. Ende nuk dihet autori i incidentit.


Etiketa: