10:30 pm - Wednesday 11 December 2019
8°C
Tiranë

Njerëzit i lënë hipotekë shtëpitë e tyre për të investuar në Bitcoin

Paradoks | 15:56 - 15.12.2017

Deri sa Bitcoin po behët një lojtar i rëndësishëm, me tituj tërheqës lidhur me rritjen e saj nga 1,000 dollarë në mbi 19 mijë dollarë në një vit të vetëm, në këtë rast investitorët amatorë janë të dëshpëruar lidhur aksionet e tij.

Sipas Joseph Borg, drejtor i Komisionit të Letrave me Vlerë në Alabama, këta investitorë janë aq shumë të gatshëm të grumbullojnë borxhe të mëdha kreditore dhe në disa raste të lënë peng shtëpitë e tyre.

“Ne kemi parë që hipotekat po merren për të blerë Bitcoin. Njerëzit bëjnë karta krediti dhe linja të kreditit”, tha Borg për “Power Lunch”, përcjell Telegrafi.

Bitcoin bëri një hap drejt pranueshmërisë më të gjerë pas debutimit të tij në bursën e “Cboe Global Markets Inc.” gjatë fundjavës së kaluar. Por, Borg nuk e sheh atë në këtë mënyrë. Ai është i shqetësuar për mungesën e një rregullatori për Bitcoinin dhe vëren se ata po e kanë të vështirë ta mbajnë hapin e ritmit të inovacionit të kriptovalutave.

“Ndërsa teknologjia vazhdon të përshpejtohet dhe vazhdon të rritet, rregullatorët duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me inovacionin dhe ne jemi ende duke u përpjekur për t’u arsimuar”, tha ai.

Milioneri i cili u pasurua nga Bitcoin, Grant Sabatier, ka shkruar në blogun e tij se pse ai mendon se blerja e kriptovalutave është një ide e keqe.

Sabatier thuhet se e bleu monedhën kur Bitcoin ishte duke tregtuar për 200 dollarë. Aktualisht portofoli i tij vlerësohet në rreth 1,148,720 dollarë. Kështu, Sabatier e pranon se ishte paraja më e lehtë që ai kishte bërë ndonjëherë. Ai paralajmëron investitorët e rinj që të ndjekin hapat e tij.

Në blogun e tij “Millenial Money” shpjegon se pse nuk është koha që të bësh blerje të mëdha në Bitcoin.

Ai tregon për monedhat që luhaten me çmime të paqëndrueshme është arsyeja e parë për ta mos tregtuar. Ai shpjegon se çdo gjë që është e paqëndrueshme në përgjithësi është një zgjedhje e dobët.

“Nëse vendosni të bleni Bitcoin, unë ju inkurajoj që të bleni me përgjegjësi. Mos e blej duke përdorur më shumë se 1 për qind të vlerës së neto dhe ji i sinqertë me veten – Bitcoin është një rrezik, jo një investim”, porosit Sabatier.

Këshilla e njejtë mbështetet nga shumë ekspertë financiarë, të cilët i dekurajojnë shumë investitorët amatorë që të investojnë në Bitcoin. Investitori legjendar Warren Buffet, ka qëndruar i qetë lidhur me rritjen e fundit të Bitcoin, por në vitin 2014 u citua të thoshte “Qëndro larg prej saj. Ideja që Bitcoin ka një vlerë të madhe, sipas mendimit tim është vetëm një shaka”.


Etiketa: