09:28 pm - Monday 23 November 2020
0°C
Tiranë

Nga nesër edhe zyrtarisht Mali i Zi bëhet anëtarë i NATO-s

Paradoks | 14:00 - 04.06.2017

Podgoricë – Mali i Zi nesër në Uashington do t’ia dorëzojë SHBA-së dokumentet e anëtarësimit në NATO, me çka edhe zyrtarisht vendi do të bëhet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike.

Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se kryeministri Dushko Markoviç ka udhëtuar në Uashington për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe takimin me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

Siç thuhet, gjatë ceremonisë së dorëzimit të dokumenteve, do të marrin pjesë, ndër të tjera edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton AA.

Më pas Markoviç dhe Stoltengerg do t’i adresohen publikut. Dokumentin do ta dorëzojë në emër të Malit të Zi ministri i Jashtëm Sërgjan Darmanoviç në Departamentin amerikan të Shtetit në orën 12 sipas kohës lokale dhe 18 sipas kohës së Evropës Qendrore.


Etiketa: