11:54 am - Tuesday 24 November 2020
6°C
Tiranë

Në Shkup u fol për lëvizje pa viza mes Kosovës dhe Bosnjës

Paradoks | 16:28 - 18.04.2018

Shkup – Paqja rajonale, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe politik, dhe rruga e përbashkët evropiane e të dyja vendeve, ishin temat e diskutimit në takimin bilateral që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

“Kosova ka interes të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e Ballkanit dhe Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet me të cilat ne duhet të kemi partneritet korrekt politik dhe ekonomik. Ne na pret një rrugë e përbashkët, rruga evropiane”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Kryetari Zvizdiq tha se ndërtimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet një synim i përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkë me bashkëpunimin ekonomik mes dyja vendeve.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e heqjes së vizave në mes të dyja vendeve, si një hap i domosdoshëm për zhvillimin e raporteve ekonomike, por njëkohësisht edhe për lëvizjen e lirë të shumë qytetarëve, familjarë që jetojnë në Kosovë dhe në Bosnje.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Samitit të Parë Digjital të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë, transmeton Klan Kosova.


Etiketa: