Ndryshimi i Ligjit për Liri Fetare i nevojshëm për anëtarësim në UNESCO
Paradoks | 10:59 - 29.11.2017

Prishtinë – Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, ka prezantuar projektligjin për plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë.
Sipas tij, miratimi i këtij projektligji, rregullon statusin e bashkëisve fetare në Kosovë e po ashtu pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre, pasi është i nevojshëm edhe në anëtarësimin e vendit në UNESCO, njofton Klan Kosova.
”Ky projektligj është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 2017-të. Me këtë projektligj njihen pesë bashkësi fetare në Kosovë”.
”Ky projektligj është hartuar bazuar në Konventat Ndërkombëtare. Në projektligj është shtuar edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës”.
”Ligji është hartuar duke marrë për bazë të gjitha institucionet e ky projektligj është i nevojshëm për anëtarësimin në UNESCO”.
Etiketa: Bashkësitë Fetare • Kosovë • Ramush Haradinaj