09:22 pm - Thursday 25 February 2021
9°C
Tiranë

Musliu: Lugina po zbrazet, Kosova e Shqipëria ta kthejnë vëmendjen kah ne

Paradoks | 00:39 - 10.07.2017

Preshevë – Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se nuk ka asnjë përmirësim në jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka deklaruar se urgjentisht bashkësia ndërkombëtare duhet të intervenojë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

Musliu ka thënë për “Epoka e re” se shqetësues mbetet migrimi i shqiptarëve nga Lugina. Ndërsa, është shprehur i zhgënjyer me dinamikën e shteteve shqiptare karshi shqiptarëve në Serbi.

Sipas Musliut, Kosova dhe Shqipëria duhet ta kthejnë vëmendjen te Lugina e Preshevës. Po ashtu, Musliu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që në dialogun e Brukselit të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.


Etiketa: