09:29 pm - Wednesday 11 December 2019

An error has occurred with the ICIT Weather Widget, if the issue persists through refreshing please contact the site administrator.

Mourinho me 68 mijë euro për ndeshje… me një kusht!

Paradoks | 15:21 - 16.01.2019

Jose Mourinho gjeti një punë të re pa u mbushur mirë muaji, që nga shkarkimi i tij nga Manchester United.

Trajneri portugez do të jetë në rolin e komentatorit për platformën televizive “beIN Sports”, për të komentuar ndeshjet e Kupës së Azisë dhe ato të Premier League.

Për 56-vjeçarin, kjo është hera e dytë që e bën këtë rol, pas Botërorit të Rusisë vitin e kaluar.

Portugezi do të përfitojë 68 mijë euro për ndeshje, por me një kusht: Nuk duhet të thotë asnjë fjalë për ish-skuadrën e tij, Manchester United.

“Djajtë e kuq” e shkarkuan Mourinhon duke pranuar që t’i paguajnë edhe një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh, por në akordin me të u përfshi një klauzolë, që nuk e lejon atë të flasë për motivet e largimit, në rast të kundërt do të humbasë një pjesë të mirë të këtij përfitimi.

Ndërkohë, zërat e merkatos vazhdojnë ta lidhin emrin e Mourinhos me Realin e Madridit, ashtu sikurse po ndodh edhe me Allegrin e Pochettinon. Një pjesë e mirë e bordit drejtues të “Los Blancos” është kundër rikthimit të tij në “Bernabeu”, por në fund, ai që do të vendosë është gjithnjë presidenti Perez, njofton TCH.


Etiketa: