06:36 pm - Thursday 26 November 2020
3°C
Tiranë

Mosinteresimi i muslimanëve shqiptarë për vlerat kombëtare

Paradoks | 09:10 - 14.09.2017

Autor: Egzon AVDULLAHI

Mosinteresimi i muslimanëve shqiptarë për vlerat kombëtare është pasojë e dominimit të traditës krishtere në librat tanë shkollorë. Të qenit kombëdashës apo atdhetar s’do të thotë të jesh kundër fesë. Duke e pasur parasysh që feja në gjenealogjinë njerëzore nuk e ka të njohur fillin e saj, kombi si nevojë njerëzore epokale e lindur në shekullin XVIII, me qëllimin e luftës sy më sy, duhej pranuar si shqytë ndaj të tjerëve, përdorur kjo nga ta si armë. Ne më se 500 vite jemi muslimanë, por vetëm 300 vite shqiptarë!

Kombformimin shqiptar fatkeqësisht e kanë bërë të krishterët, plagë kjo që ndjelli gangrenë në mbarë trungun kombëtar të post Lidhjes Islame Shqiptare. Idetë ilumniste pre Lidhjes, mbas këndelljes së shkurtë me këta muslimanë të denjë, fatkeqësisht përjetuan një relaps drejt sindromit të identifikimit islam të shqiptarëve falë popujve pa kombe brenda trojeve shqiptare, mbetje këto osmane që në një formë apo tjetër krahas përdorimit ideologjik të brendshëm nga akterët e lartëcekur prokristian gjetën përkrahjen edhe nga rendi i ri i vendosur në mbetjen më të madhe osmane. Nevoja e ndjellur për rikthimin e shqiptarëve në fenë e të parëve të krishterë padyshim së pari kalonte nga pikënisja e njohur: shqiptarët duhej të ateizoheshin në shikim të parë, në këndvështrim më të gjerë të paganizoheshin e duke ia nisur nga aty ta riciklonin historinë e tyre duke u ndalur tek krishterimi më vonë. Historia më se pesë shekullore islame duhej djegur pa nxjerrë tym. Kjo për më tepër ishte edhe pëlqim i marrëveshjeve të fshehta (11 korrik 1938) ndërmjet mbetjes më të madhe otomane dhe mbetjeve ortodokse që jetuan me shekuj nën hijen e saj. Popujt e dalë pa kombe, me shthurjen e perandorisë, pa marrë parasysh se ishte në kundërshtim me konstruktin osman të botëkuptimit duhej identifikuar turq.

Osmanët në trojet shqiptare nuk ishin turq, ishin osmanë! Nëse dikush ka pretendime ta vërtetojë të kundërtën se ka turq në ballkan duke mohuar në të njejtën kohë se nuk ka ballkanas jo turq muslimanë në territorin e tij atëherë mund të themi se ka pasur dhunë dhe politika asimiluese e shpërngulëse në Portën e Lartë.

Sikurse shqiptarët që zotëronin poste e pozita në Egjipt, Siri e Arabi… njashtu edhe arabët si nëpunës zyrtarë… në trojet shqiptare qenë (edhe meqë kjo ishte e rrallë)! Popujt malorë (sllavët muslimanë, zakonisht në jug të Vilajetit të Kosovës) ku nuk kishte depërtuar Perandoria Osmane, në interes të Turqisë së re në shkëmbim me popujt e krishterë, reciprokisht përjetonin dyndjen moderne duke u emëruar si turq. Gjithashtu mbetjet e tilla post-osmane, nga elita e kuqe jugosllave merrnin poste udhëheqëse mbi shumicën shqiptare. Ylli shëmbellente nga Stambolli, këtë radhë i komunizmit, jo siç qe më parë i islamit. Interesi i shtetit post-osman ishte i madh, mbase si mbetje e një perandorie, këta njerëz të dëbuar muslimanë të rraskapitur, më lehtë identifikoheshin me një kombësi të re të sapoformuar nga mitet, se sa vetë vendasit, bartës të një tradite 700 vjeçare identiteti të një perandorie. Vendasit që nuk e pranonin shtetkombëtarizimin persekutoheshin me vështirësi gjersa për të ardhurit nuk kishte nevojë për tu lodhur, ata vinin si të tillë, vetëm për një strehim dhe pranonin çdo rregull. Ata vinin ndojherë me shpresa se do e gjenin atë që e kishin gjersa qenë brenda asaj perandorie, por vlerat e fisnikërisë më nuk frymonin, më dyert skëterrës iu hapeshin që në këtë botë gjersa më herët parajsën e kishin nën këmbë. Identiteti osman kur hyje nga porta e vezirit nuhaste shqipen 30 e më shumë poste me radhë gjersa tani Porta e Lartë kundërmonte erë të dehurish! Diçka për në fund: Konstantinija u udhëhoq nga ballkani përherë, herë nga shqiptarë me nder e her me popuj që nga kaukazi atje sollën vetëm skëterrë!…

Dr. Egzon AVDULLAHI – Drejtor i Gjysëmhënës së Gjelbër të Kosovës
Shkrimet e autorit mund t`i përcillni edhe përmes websajtit personal egzonavdullahi.com

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e paradoks.info.


Etiketa: