01:21 pm - Monday 01 March 2021
10°C
Tiranë

Messi vazhdoi kontratën me Barcelonën

Paradoks | 13:58 - 25.11.2017

Lionel Messi u ka dhënë fund thashethemeve rreth të ardhmes.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën kataluanse bënë të ditur ueb-faqja zyrtare e klubit të Barcelonës.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me ish-kampionin spanjoll, megjithëse kohët e fundit u spekulua se do të largohet prej klubit.

Sipas marrëveshjes së re, klauzola e largimit të lojtarit kap shifrat prej 700 milionë eurove, e cila gjë e bënë të vështirë që ndonjë ekip ta transferojë.

Kontrata e re me kataluansit vlen deri në verën e vitit 2021 dhe të gjitha klubet që e duan pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, duhet të paguajnë 700 milionë euro.

Gjatë karrierës te Barça, ai ka shënuar 523 gola në 602 ndeshje dhe është golashënuesi kryesor i klubit dhe i La Ligas.

Vlen të theksohet se ka fituar gjithashtu edhe tetë tituj të La Ligës, katër Liga të Kampionëve, pesë Copa del Rey, shtatë Superkupa spanjolle, tre Superkupa Evropiane dhe tre botërorë për klube.


Etiketa: