12:18 am - Wednesday 25 November 2020
3°C
Tiranë

Manchester City është klubi më i pasur në botë

Paradoks | 23:47 - 04.01.2018

Klubi i Premier Ligës angleze, Manchester City, është zgjedhur në krye të listës së klubeve më të pasura në botë.

Kompania Soccerex, e cila bën hulumtime rreth industrisë së futbollit, me seli në Londër, ka publikuar listën e 100 klubeve më të fuqishme në aspektin e fitimit e të ardhurave sipas performancës në fushë, pronës totale, shumës së parave që i posedojnë, investimeve si dhe sipas borxheve.

Manchester City, pronari i së cilës është miliarderi arab Sheikh Mansour, në aspektin financiar u rendit në vendin e parë mes klubeve më të fuqishme në botë.

Manchester City-n e ndjek një klub tjetër nga Premier Liga angleze, Arsenali. Ndërsa në vendin e tretë gjendet Paris Saint-Germain (PSG), pronari i së cilës është biznesmeni nga Katari, Nasser Al-Khelaifi.

20 klubet të para në këtë listë janë kështu:

1 Manchester City (Angli)
2 Arsenal (Angli)
3 PSG (Francë)
4 Guangzhou Evergrande (Kinë)
5 Tottenham (Angli)
6 Real Madrid (Spanjë)
7 Manchester United (Angli)
8 Juventus (Itali)
9 Chelsea (Angli)
10 Bayern Munich (Gjermani)
11 Zenit (Rusi)
12 Leipzig (Gjermani)
13 Barcelona (Spanjë)
14 Los Angeles Galaxy (SHBA)
15 Atletico Madrid (Spanjë)
16 Liverpool (Angli)
17 Borussia Dortmund (Gjermani)
18 Olympique Lyon (Francë)
19 Monaco (Francë)
20 Leicester City (Angli)


Etiketa: