12:46 pm - Tuesday 24 November 2020
6°C
Tiranë

Majmunët ngordhin nga sulmi në zemër, u frikësuan nga një tigër [video]

Paradoks | 10:07 - 12.09.2017

Disa majmunë u gjetën të ngordhur në një pyll në Indi – me ekspertët veterinerë të cilët thanë se ata pësuan sulm në zemër pasi u frikësuan nga një tigër.

Banorët vendas zbuluan majmunët në një pyll dhe u habitën nga ngordhja e dhjetëra prej tyre.

Pasi dyshuan se ata u helmuan, banorët thirrën ekspertët veterinerë në vendngjarje.

Kur veterinerët ekzaminuan ata, zbuluan se të gjithë majmunët pësuan sulm në zemër në të njëjtën kohë.

Sipas tyre, majmunët mund të kenë ngordhur pas frikësimit nga ndonjë tigër, pasi tigrat shpesh shihen nëpër këtë zonë të pyllit.


Etiketa: