08:30 pm - Friday 27 November 2020
3°C
Tiranë

Liverpooli argëton tifozët me spektakël dhe gola

Paradoks | 22:29 - 26.12.2017

Liverpooli ka arkëtuar pikë të plota kundër Swanea Cityt (5-0) në ndeshjen e zhvilluar në ‘Boxing Day’.

Redsat e dominuan takimin që nga minuta e parë, ndërsa në gjysmën e parë ia dolën të shënonin vetëm një gol.

Gjithçka erdhi nga magjia e Philippe Coutinhos, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje nga jashtë zonës (6′).

Përkundër rasteve tjera në 45 minutat e parë, ky ishte goli i vetëm në këtë gjysmëlojë.

Skuadra vendase shënoi gola edhe në gjysmën e dytë, kur po ashtu krijoi shumë raste shënimi.

Në golin e dytë, sërish ishte i përfshirë Philippe Coutinho. Një harkim në zonë i brazilianit e nxori në shans shumë të mirë Roberto Firminon, i cili e futi topin në rrjetë (52′).

Trent Alexander-Arnold e shfrytëzoi një top të kthyer, reagoi mirë dhe shënoi një gol të bukur (65′).

Menjëherë pas erdhi goli i katërt dhe e gjitha ishte falë angazhimit të Mohamed Salah. Mirëpo, ai nuk shënoi vet, por asistoi te Roberto Firmino që e shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje (66′).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Alex Oxlade-Chamberlain që po ashtu shënoi gol të bukur (82′).

Me këtë fitore, Liverpooli mban vendin e katërt në tabelë, me një pik ëmë shumë se Tottenham Hotspur që gjendet një pozitë më poshtë. /Telegrafi/


Etiketa: