06:41 pm - Friday 26 February 2021
10°C
Tiranë

Liderët e rajonit u mblodhën në konferencën Bërdo Brioni

Paradoks | 14:07 - 04.06.2017

Bërdo – Liderët e vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Bërdo në Kranjë në konferencën Bërdo Brioni proces për të biseduar për përforcimin e besimit, përkushtimin, stabilitetin dhe pajtimin në rajonin e Evropës Juglindore, raporton AA.

Nikoqirët dhe iniciatorët e këtij procesi presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviç paralajmëruan se për shkak të situatës momentale në Evropë dhe botë, forcimi i dialogut politik, krijimi i besimit dhe gjetja e zgjidhjes për të gjitha çështjet e hapura bilaterale dhe rajonale është prioritet.

Mysafir nderi në këtë konferencë të sivjetmë është presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në konferencë, krahas Pahorit, Kitaroviçit dhe Steinmeierit, marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Kosovës, Hashim Thaçi, Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Shqipërisë, Bujar Nishani, si dhe anëtari i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç.

Konferenca Bërdo Brioni si proces është iniciuar para pesë vitesh, ndërsa paraprakisht në të, si mysafir nderi morën pjesë ish-presidenti i Francës Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, ish nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe të tjerë.


Etiketa: