02:52 pm - Wednesday 21 April 2021
15°C
Tiranë

Kurti: Qeveria po pengon hetimin ndërkombëtar ndaj rastit Dehari

Paradoks | 14:58 - 06.02.2018

Prishtinë – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës, po e pengon lejimin e një hetimi ndërkombëtar për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 Nëntor 2016.

Këto deklarime i pari i Vetëvendosjes i dha sot në një konferencë për media dedikuar ‘’Rastit Dehari’’, njofton Klan Kosova.

”Mungesa e hetimit të pavarur sot e kësaj dite, është pengesa e vetme e hetimeve të mëtejshme të këtij rasti”.

”Sot janë bërë tre muaj që Qeveria hesht. Iu hesh edhe prindërve të Astrit Deharit”.

”Qeveria nuk po e lejon nisjen e hetimit të pavarur ndërkombëtar siç është zotuar vet”.

Albin Kurti më tej ka thënë se këto vonesa po bëhen pasi ka interes nga institucionet që të ndryshohet e vërteta, njofton Klan Kosova.

Kurti madje ka cituar dhe disa emra që sipas tij ishin individë zyrtarë që gënjyen rreth së vërtetës për vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari.

”Në burgun e Prizrenit, Astrit Deharin, nuk e morri as sëmundja e as aksidenti. Astritin e mori padrejtësia me të cilën ai luftonte me gjithë qenien e tij. Astriti nuk ishte thjeshtë në burg, ishte i paraburgosur”.

”Kishte interes që të fshihej e vërteta. Komandanti i Policisë së Prizrenit, gënjeu se Astriti është vetëvrarë me medikamente, kurse Prokurori aso kohe shpalli vetëvrasjen dhe hetimet e mbyllura gjatë asaj kohe. Kryepolici i Prizrenit Nexhmi Krasniqi, ishte i pari që foli dhe gënjeu”.

”Ekspertiza ligjore ka konstatuar se për 11 lloje të drogave janë testuar e asnjë medikament nuk është gjetur në trupin e tij. Autopsia e vdekjes doli të jetë asfiksia”.

”Disa ditë para se të mbytej në burg, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i tha Vetëvendosjes ”Kujdes s epo e vrani veten” e kurrë nuk ka treguar se për çka e kishte fjalën”.

”Nuk është e rastësishme që me shumë zell është penguar cfarëdo lloj vendimi dhe hetimi për Rastin Dehari. Sipas deklaratës së parë të Naser Makollit. Më tej Naser Makolli, ai që i dha i pari ndihmën Astrit Deharit por dhe e pa i fundit në qeli, u gjet i vdekur”.

”Unë kam mësuar se ai është fikur, venitur porsi qiriu dhe pas disa ditëve vdes. Vetëm 10 ditë pasi që vdes Naser Makolli, Zyra e Qeverisë pat dal me njoftim se refuzon kërkesën për hetim të mëtejshëm”, është shprehur Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti.


Etiketa: