12:46 am - Monday 25 October 2021
2°C
Tiranë

Kurti dhe Konjufca u takuan me shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Paradoks | 22:01 - 05.02.2018

Sot, në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca, takuan shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit. Kurti dhe Konjufca shprehën qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s për shtet të së drejtës dhe vizion ekonomik të përqendruar në punësim. Të dy palët u pajtuan për rëndësinë e reformave për integrimin e Kosovës në BE gjë që do të rriste si rregullsinë dhe ligjëshmërinë, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik e shoqëror.


Etiketa: