01:31 pm - Monday 01 March 2021
10°C
Tiranë

Kurthi i komunistëve ndaj Çamërisë, nënshtetësia e detyruar shqiptare

Fotogaleri2 FotoParadoks | 04:12 - 02.06.2017

Dekreti që i mohoi popullsisë së Çamërisë të drejtën e kthimit në trojet e tyre dhe të drejtën e pronave të tyre

Ka ekzistuar një dekret i datës 19.4.1953 me nr.1654, i cili e detyronte popullsinë e Çamërisë të pranonte nënshtetësinë shqiptare. Dokumenti ështëpublikuar në facebook nga studiuesja Alba Haruni. Dekreti i hiqte të drejtën kësaj popullsië mbi pronat e mbi trojet e veta në Çamëri. Është padyshim një lojë e komunistëve që i shërbente politikës shoviniste greke ndaj popullsisë minoritetit etnik shqiptar në Greqi. Me këtë dekret shqiptaret e Çamërisë humbën të drejtën themelore mbi pronën e tyre. Pati shumë prej tyre që e refuzuan por shteti dictatorial nuk linte zgjidhje.

Nuk është vetëm ky moment kur komunistët vepruan në kundërshtim me interest e minoritetit shqiptarët në Greqi, pra popullsisë së Çamërisë. Ka pasur një marrëveshje të viteve të para pas luftës së Dytë Botërore, kur komunistët pranuan propozimine grekëve për të mos lejuar kthimine popullsisë së Çamërisë në trojet e veta, me pretekstin se do të duhej edhe pak kohë që të qetësohej situata pas luftës.

Dhënia me detyrim e nënshtetësisë shqiptare id ha fund shpresës së shqiptarëve të Çamërisë për tu kthyer në trojet e tyre.

Fotogaleri


Etiketa: