11:35 pm - Tuesday 24 November 2020
3°C
Tiranë

Kundërpërgjigjet Rusia: Dëbon 60 diplomatë amerikanë dhe mbyll konsullatën e SHBA-ve në Shën Petersburg

Paradoks | 19:24 - 29.03.2018

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka njoftuar se Rusia do ta mbyll konsullatën amerikane në Shën Peterburg.

Moska do të dëbojë të njëjtin numër të diplomatëve amerikanë aq sa SHBA-të i kanë diplomatët rusë. Kjo do të thotë se do të dëbohen rreth 60 diplomatë, transmeton Telegrafi.

Ambasadori amerikan në Moskë, John Hantsman, është ftuar në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ku edhe i është kumtuar vendimi.

Moska i ka bërë thirrje organizatës që ndalon përdorimin e armëve kimike të mbajë një takim më 2 prill, për të “trajtuar” rastin e ish-spiunit rus Sergei Skripal, i cili javë më parë u helmua në Londër me agjent nervor.

“Nëse partnerët perëndimor shmangin takimin, do të jetë dëshmi se gjithçka që ka ndodhur ishte një provokim”, ka shtuar Lavrov.


Etiketa: