07:44 am - Saturday 14 December 2019
9°C
Tiranë

Kjo është java vendimtare e Speciales

Paradoks | 12:42 - 15.01.2018

Prishtinë – Java e tretë e janarit pritet ta përcaktojë fatin e Gjykatës Speciale. Pas dy ditësh (të mërkurën), kur edhe pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të bëhet e qartë se çka do të ndodhë tutje me Gjykatën Speciale, meqë në rend dite ndër të tjera është edhe procedimi i Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës.

Pavarësisht kësaj, nga Kryesia e Kuvendit nuk kanë dhënë detaje rreth kësaj çështjeje, me arsyetimin se ende nuk e dinë saktë se çka përmban rendi i ditës, shkruan tutje “Zëri”.

Ndërkohë, deputetët të cilët kishin mbledhur 43 nënshkrime për ta kërkuar zhbërjen e Speciales (22 dhjetor) thonë se do ta mbështesin Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara po qe se ai arrin të shkojë në Kuvend.

Megjithatë, pas lëkundjes të qëndrimeve të liderëve institucionalë së fundmi (ku kryeparlamentari Kadri Veseli tha se nuk mund të ndalet Specialja) njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë duhet të bëhet e qartë se kjo iniciativë është e dështuar.

Në të kundërtën, sipas tyre, secili veprim drejt zhbërjes së kësaj Gjykate do të sjellë pasoja të pariparueshme për Republikën e Kosovës.


Etiketa: