12:54 pm - Thursday 23 September 2021
15°C
Tiranë

Juventusi me ofertë sensacionale për Coutinhon

Paradoks | 22:27 - 06.11.2017

Klubi i madh italian, Juventusi po luan në mënyrë të bujshme në betejën për transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Interesimi intensiv nga Barcelona, PSG-ja dhe Real Madridi përpara hapjes së tregut kalimtar të janarit për Coutinhon ka arritur kulmin.

Por, këto skuadra të mëdha tani kanë një rival tjetër të fortë, me Juventusin që tani është duke i ofruar brazilianit një kthim në Itali, në kampionatin Serie A.

Kampionët aktual të Serie A janë të përgatitur të paguajnë plot 175 milionë euro për të bindur Liverpoolin që të shesë brazilianin kreativ.


Etiketa: