James i bashkohet listës së të lënduarve të Bayernit
Paradoks | 19:23 - 02.08.2017

Mesfushori i Bayern Munichut, James Rodriguez, është në dyshim për ndeshjen e Superkupës ndaj Borussia Dortmundit që zhvillohet të shtunën.
Kampioni i Bundesligas i ka në dyshim tre lojtarë kryesorë për takimin e fundjavës ndaj BVB.
Mesfushori Thiago Alcantara dhe mbrojtësi i majtë, David Alaba, pritet të mungojnë në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Mirëpo, shqetësimi kryesor për strategun italian është gjendja fizike e James, i cili e ka lënduar muskulin.
Trajneri ka treguar për lëndimet e lojtarëve të tij, ndërsa sa i përket kolumbianit ka thënë se gjendja e tij do të analizohet gjatë këtyre ditëve.
Etiketa: Bayern Munich • Bundesliga • James Rodriguez