01:53 am - Monday 25 October 2021
3°C
Tiranë

Icardi: Fitore e rëndësishme, fokusi është Liga e Kampionëve

Paradoks | 10:01 - 20.11.2017

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka refuzuar të fut zikaltrit në garë për titull pas fitores ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në Serie A.

Argjentinasi tregoi se qëllimi ende është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe se po bëjnë maksimumin.

“Është një fitore e rëndësishme sepse kjo është ajo që duhet të bëjmë. Duhet të fokusohemi te vetja dhe fitorja”, ka thënë Icardi për Mediaset Premium.

“Bëra maksimumin te aty dy harkime. Ende ndjej keqardhje për pjesën e parë, duhet të shënoja. Gjuri më dhemb pak, por nëse vazhdoj të shënoj gola kështu, mund të vazhdojë”.

“Scudetto? Mos harroni se dy vite me Roberto Mancinin ishim në krye, por në janar kemi rënë. Do shikojmë në maj nëse jemi ende kaq lart”.


Etiketa: