11:41 am - Thursday 23 September 2021
22°C
Tiranë

Haradinaj në Pentagon flet për transformimin e FSK-së në Ushtri

Paradoks | 21:11 - 09.02.2018

Washington, DC – Kryeministri Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka vizituar Departamentin e Mbrojtjes – Pentagon.

Kryeministri takoi Gjeneralin Joseph L. Lengyel – Shef i Gardave Nacionale të SHBA-ve, Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane.

“Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.

“Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon”.

Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur.


Etiketa: