12:18 pm - Tuesday 24 November 2020
6°C
Tiranë

Haradinaj me programin e qeverisë 2018-21, s’jep datë për vizat e as për ushtrinë

Paradoks | 14:44 - 07.12.2017

Prishtinë – Ashtu si edhe gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit qeverisës 2017-2021 ka premtuar se shumë punë të mëdha do të bëhen nën qeverisjen e tij, ku tha se programi është i ndërtuar fokusuar në shtyllat siç janë sundimin e ligjit, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, integrimet euroatlantike dhe zhvillimi sektorial.

Megjithatë ndërsa në fushatë jepte afate kohore, një gjë të tillë nuk e ka bërë para deputetëve kur foli për vizat, ushtrinë e Demarkacionin.

“Do të zbatojmë në tërësi marrëveshjen e MSA-së. Për një kohë të shkurtë do t’i liberalizojmë vizat. Kosova pa asnjë dilemë synon anëtarësimin në NATO. Ne do ta transformojmë FSK-në në ushtri me bashkëpunim të ndërkombëtarëve”, tha ai.

Kurse sa i përket dialogut me Serbinë tha se do përmbyllet suksseshëm dialogu, por pa treguar se si.

“Kemi kërkuar edhe mbështetjen e SHBA-së në dialog. Po ashtu edhe dialogu duhet të ketë afatizim dhe ajo që duhet të arrijmë është njohja reciproke”, tha ai.

Sa i përket sundimit të ligjit, Haradinaj tha se objektiv i qeverisë është që rrjetet kriminale të ballafaqohen me fuqinë e shtetit ligjor, duke ndryshuar kornizën ligjore në fushën penale.

“Do të zhvillojmë rishikimin e plotë dhe funksional të sektorit të sundimit të ligjit, institucionet do të reformohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër terrorizmit, ndërsa menaxhimi i kufirit të shtetit të arrijë në standardin evropian”, tha ai.

Haradinaj tha se do të zgjidhen rastet e shumta që kanë vonesa dhe do të rregullohet imuniteti i deputetit në mënyrë që mos t’i shohim në pranga.

Poashtu premtoi se do të realizohen projekte të mëdha zhvillimore që do të rezultojnë me uljen e papunësisë.

Sipas tij, pagat në sektorin publik do të jenë në linjë me rritjen e produktivitetit të ekonomisë së vendit dhe janë afër zgjidhjes së problemit me energji elektrike.

Ai tha se synohet rritja e qëndrueshmërisë dhe se do të ketë edhe rritje të pagave, derisa shtoi se investimet në pjesën më të madhe do të vijnë nga sektori privat


Etiketa: