03:24 pm - Sunday 28 February 2021
9°C
Tiranë

Formacionet e mundshme të Panuccit ndaj Turqisë

Paradoks | 16:05 - 10.11.2017

Kur ndërron një trajner dhe për më shumë idetë e lojës së një cikli të ndërprerë në mes, pa dyshim që miqësoret vlejnë po aq sa ndeshjet zyrtare.

Fundja të ristrukturosh diçka nga e para, të kërkosh ta pasurosh dhe ta përmirësosh atë, është e nevojshme që të kesh “aksesorët” e duhur për t’i dhënë formën që do dhe strukturën e re asaj që kërkon të ndërtosh.

Në këtë aspekt, Kristian Panuçi ka treguar se jo vetëm nuk ka frikë të eksperimentojë, por ndoshta edhe të tentojë diçka më surprizuese, edhe pse fati nuk i është përgjigjur siç ai ka dashur. Përpara miqësores me Turqinë, ai nuk mundi që të ketë në dispozicion lojtarë të rëndësishëm në mesfushë si Amir Abrashi dhe Burim Kukeli, që të dy të dëmtuar, shkruan Panorama Sport.

Ndërkohë, një tjetër që “dha duart”, për një tjetër problem fizik, edhe pse të paralajmëruar, ka qenë edhe Migjen Basha.

Mesfushori i Barit iu bashkua listës së gjatë të mungesave duke hapur kështu një “gropë” të thellë dhe të vështirë për t’u mbushur në pritje të testit të radhës, por nga ana tjetër, trajneri i Shqipërisë i ka lejuar vetes edhe luksin që të mos grumbullojë edhe Ergys Kaçen, ndonëse në gjendje perfekte fizike.


Etiketa: