12:07 pm - Thursday 23 September 2021
22°C
Tiranë

Edhe pse u bë publike, kosovarët po vazhdojnë të paguajnë për rrymën e harxhuar nga serbet e veriut (Dokument)

Paradoks | 15:48 - 31.10.2017

Prishtinë – Hetimet e nisura në fillim të muajit prill fillimisht mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, ka nxjerrë ndoshta skandalin më të madh, mbi atë se shqiptarët dhe komunitetet tjera janë duke paguar mbi 8 milionë euro faturat e energjisë elektrike për katër komunat serbe në veri të Kosovës.

Ndërkaq edhe pse Gjykata e Apelit para disa ditëve ka nxjerrë vendimin për anulimin e këtij vendimi të ZRRE-së me anë të cilit kosovarët detyrohet të paguajnë për rrymën e harxhuar nga serbet në veri, vetë institucioni i ZRRE-sa, nuk e ka respektuar një vendim të tillë sepse edhe sot e kësaj ditë serbet e veriut vazhdojnë të mos paguajnë.

Avokati i popullit Hilmi Jashari i cili me anë të një raporti ka nxjerrë skandalin në fjalë ka thënë për Indeksonline se ZRRE-ja dhe autoriteti që e mbikëqyr atë nuk do të duhej ta injorojnë vendimin e Gjykatës së Apelit i cili e ndalon një gjë të tillë.

“Në fakt duhet pranuar vendimi formal i gjykatës së apelit i cili është nxjerr para pak kohësh nga kjo gjykatë, i cili rezulton për shfuqizimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së, kështu që sapo ta marrim vendimin e gjykatës së apelit ne do të shohim për hapat tjerë të ardhshëm. Edhe pse në mungesë të vendimmarrjes në autoritetin e ZRRE-së, ky institucion do të duhej të marr vendim për anulimin e këtij vendimi për të paguar për faturat në komunat veriore. Autoriteti mbikëqyrës i ZRRE-së ose që ZRRE i raporton do të duhej që bile së paku ta respektoj vendimin e autoritetit gjyqësor”, ka thënë Jashari.

Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës së Apelit është i plotfuqishëm dhe do të duhej të respektohej menjërë.

Institucioni që ai drejton është në pritje të vendimit final të Gjykatës së Apelit, dhe pastaj të mirën hapat e ardhshëm që do ta parandalonin një mënyrë të faturimit të energjisë elektrike.

Jashari ka konfirmuar gjithashtu se është hapur edhe një hetim për mos pagesë të frakturave të ujit nga komunat veriore.

Ai ka thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe së shpejti do të dalin rezultatet e ku do të vërtetohet pretendimet se edhe për faturat e ujit është duke vazhduar një tempo e njëjtë.


Etiketa: