10:42 pm - Wednesday 11 December 2019
8°C
Tiranë

Dinastia Ime…

Paradoks | 23:14 - 30.12.2017

Autor: Egzon AVDULLAHI

Të kesh një dinasti ku nuk do mund të udhëheqësh…troket mendjen të kesh forcën e zemrës spara asaj të racionales…nuk kam forcë të bartë fjali të gjata, gjithmonë zemrat fitohen me pak fjalë…ta kuptosh dashurinë, apo ndjelljen e saj të mundohesh ta gjesh në zemer, do te thotë të t’mos arrish kurrë sukses në këtë gjurmim…punët e shpirtit a kanë skjarime logjike?!…më logjikja se ta ndjekësh të mirën edhe në të keqe a mund te ekzistojë…të udhëheqësh një botë është më lehtë se të mundohesh të udhëheqësh një gjithësi ndjenjash…njerëzish…vrullesh…apo shkurtë të rinjësh të them…në dashi ta kuptoni qëllimin e ketij grushti te vogël të rinjësh kuptoni Egjiptin, Perandorinë, e gjetiu, shqiptarin.

Fjalitë mbarohen për vendime të larta se kam për nder të ti mbarojë, se fundet si kam për besë se do sjellin shpëtimin përveqse, pafundësia…shpresa gjithmone triumfon motivin për mbisundim të ndjenjave kur ato zhyten në lotë… loti lan frikën dhe jep shtysën e nje dite të re përmes mbrëmjesh me yje ku je zhytur ta arrish atë agim…e mbesim me shpresë që të jemi pjesë e një nate ndër më të thellat se shpërblimi i sakrificës do e gjejë konotacionin e duhur dhe vendimi ynë do ketë arsyen, një ditë të justifikohet…

Po e mbaroj këtu se skanë forcë pendat ta përshkruajnë një shpirt…vetëm se çdo grisje e tyre në këtë letër është një therrje shpate në këtë zemër…

Dr. Egzon AVDULLAHI – Drejtor i Gjysëmhënës së Gjelbër të Kosovës
Shkrimet e autorit mund t`i përcillni edhe përmes websajtit personal egzonavdullahi.com

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e paradoks.info.


Etiketa: