09:25 pm - Thursday 25 February 2021
9°C
Tiranë

Dëshmori i shqiptarit

Paradoks | 11:30 - 31.08.2017

Autor: Egzon AVDULLAHI

Në kontekst fjala dëshmor ngërthen në vete një nocion të gjerë kuptimesh të gjitha këto të lidhura me shenjtërimin e të dhënit të jetës hua për një përfitim më të madh vlerash shpirtërore.

Vlera këto që gjithmonë, historikisht janë definuar nga norma shoqërore bazuar në moralin konfesional.

Dëshmori historikisht ka qenë i përkufizuar si vlerë e pavdekshme e një populli që ka sakrifikuar më të shtrenjtën për një qenie – dhënien fund jetës për frymë të tjera dhe të ardhmen e llojit.

Qenia e vetëdijshme sikurse njeriu, e bën këtë kryesisht kur ndojnjëri nga ky lloj i gjinisë njerëzore vendos të vetëmohohet me të vetmen arsye që tu ndrijë të tjerëve rrugën që të mbijetojnë ndaj katastrofave të shkaktuara nga vetë lloji.

Dëshmor është ai njeri që i inspiruar nga parajsa vetëflijohet t’ua bëjë këtë botë të tillë të tjerëve… skëterrën është ai që mundohet t`ia mohojë vetes dhe të tjerëve në këtë botë, dhe të amshueshmen…

Shqiptari si dëshmor sinjifikohet si deist falë regjimeve ateiste që iu ndollën shekullin e kaluar dhe si i tillë vlerësohet në çdo poliedër, si e kupton materialja dhe assesi ajo për të cilën thirret se ka humbur veten një njëri për një çmim.

Pra, i humbur është dëshmori i shqiptarit mbase vlera që i atribohet nga ata për të cilët ai dha jetën që ta vlersojnë disi zhvlerësohet kësisoji…

Ai ka humbur jo vetëm jetën duke e dhënë nderin, por edhe moralin ia ka lënë amanet atyre që s`kanë vlera t`i gradojnë këto norma…

Kjo kjartë shihet gjithmonë mbas çdo beteje shqiptare të shekullit pararendës…
Te gjallët falë të vdekurve, mbas dheut që ia vënë mbi kufomës së dëshmorit një të tillë ia bëjnë edhe shpirtrave të tyre, këtë herë më dhimbshëm mbase i drynjosin zemrat, i varrosin ato thuase me dëshmorin…

Dëshmori sidoqoftë i pakuptueshëm tek shqiptarët si i tillë nuk gjen vend në vlera, mbase pozitivizmi nuk ka vlera kur bëhet fjalë për përfitime… jeta e shqiptarit si e tillë, gjithmonë drejt zhvillimit bazuar në pozitivizëm vlerësohet nga armiqtë…

Armiqtë kanë vlera, së paku ata rreth shqiptarit mbrojnë kisha e xhamia përderisa feja e shiptarit është shqiptaria… tempull i tij janë tempujt e armiqve.. shqiptari bie dëshmor që t’i bëjë të tjerët të jetojnë të lirë në një frymë tolerante… shqiptari vetëmohohet nga vetja që tu sigurojë armiqve qëllimin ta arrijnë gjithmonë…

Tempull i shqiptarit ku vlerësohet dëshmori i tij janë… kult i shqiptarit është asgjëja dhe si i tillë si po vjen ashtu edhe po ven…

Dëshmori ynë dëshmon zhdukjen e përhershme se nuk iu është atribuar atij përjetshmëria… ai zhduket për të tjerët… të tjerët jetojnë për tu zhdukur mbas arritjes së piedestalit të kënaqësive në këtë botë… dëshmori është harresë, ai nuk dëshmon dikur për të tjerët që t`i shpëtojë ata mbase përjetësia s`gjen vend në besimin e shiptarit si i tillë dhe besimi…

Shqiptari beson në asgjë… asgjëja e mban gjallë atë… ai është gjallë përderisa jeton vetë…

Ai jeton si i pavdekshëm dhe me vdekjen e vetë vdesin të tjerët… për të tjerët vdekja e tij është zhdukje…

Kështu një shekull të paskurpulltë u mësuam të ishim dhe vlerat i kishim, mbase arritëm të zhvlerësohemi nga vetja…

Thënia e armikut me veprën e tij nuk përkojnë… ai vepron për vetë atë që nuk ua thotë të tjerëve dhe anasjelltas…

Dëshmori i shqiptarit nëse i kthehemi sërish duhet amshimin ta gjejë diku ku e kishte humbur dikur…

Dëshmori i shqiptarit duhet të vlerësohet pamatshëm mbase edhe pavdekshmëria është e tillë, vlerë që i duhet dhënë atij pa masë…

Dhe së fundi shqiptari duhet ta pranojë dëshminë e dëshmorit të vetë për vlerat që i ngriti t`i meritojë si komb për të mirën e të Amshueshmit…

Dr. Egzon AVDULLAHI – Drejtor i Gjysëmhënës së Gjelbër të Kosovës
Shkrimet e autorit mund t`i përcillni edhe përmes websajtit personal egzonavdullahi.com

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e paradoks.info.


Etiketa: