Derbi në Prizren, takohen rivalët e vjetër Liria dhe Prishtina
Paradoks | 11:32 - 04.11.2017

Java e 14-të në elitën e futbollit kosovar u hap me ndeshjen mes Drenicës dhe Trepçës ’89 ku vendasit shënuan fitore 1-0.
Por ditën e shtunë (sot), na presin tri super ndeshje të tjera në elitën e futbollit kosovar.
Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Prizren ku do të zhvillohet derbi i javës.
Liria do ta presë Prishtinën në derbin e dy skuadrave të mëdha dhe me traditë në futbollin tonë.
Bardhezinjtë vijnë në këtë takim pas dy ndeshjeve pa fitore ku barazuan 2-2 me Vëllaznimin dhe pësuan 2-0 te Trepça ’89.
Etiketa: Derbi • KF Liria • KF Prishtina • Prizren • Superliga e Kosovës